Rritje drastike e shkurorëzimeve pas vitit 2020

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2024, 19:59

Numri i çifteve të cilët i kanë dhënë fund martesës së tyre, është rritur ndër vite. Gjatë vitit 2023 1 mijë e 713 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Shifra këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Numri i shkurorëzimeve është rritur krahasuar me një vit më parë. Pasi që gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 685 raste të shkurorëzimeve.

Por rritje drastike e shkurorëzimeve vërehet pas vitit 2020. Sipas të dhënave të ASK-së gjatë vitit 2020, vetëm 220 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por ky numër u shumëfishua gjatë vitit 2021, ku janë regjistruar 1 mijë e 987 shkurorëzime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit