Organizata Botërore e Shëndetësisë pret që rastet globale të kancerit të rriten me 77 për qind deri në vitin 2050.
Të dhënat e publikuara të premten nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit të organizatës (IARC), ekzaminuan të dhënat e vitit 2022 për mbi 185 vende dhe 36 forma të kancerit.
IARC zbuloi se 10 lloje të kancerit përbënin dy të tretat e rasteve dhe vdekjeve të reja në botë në vitin 2022.
Kanceri i mushkërive ishte kanceri më i zakonshëm, me 2.5 milionë raste të reja. Kanceri i gjirit të femrave renditet i dyti me 2.3 milionë raste të reja, i ndjekur nga kanceri kolorektal me 1.9 milionë raste të reja dhe kanceri i prostatës me 1.5 milionë raste të reja.
Raporti zbuloi se kishte 1.8 milionë vdekje për shkak të kancerit të mushkërive, që përbënte 18.7 për qind të të gjitha vdekjeve nga kanceri në vitin 2022.
Kanceri i qafës së mitrës ishte kanceri më i zakonshëm tek gratë në 25 vende, shumë në Afrikën Sub-Sahariane.
Raporti zbuloi se gratë kishin më pak gjasa për t'u diagnostikuar, por më shumë gjasa të vdisnin nga kanceri i gjirit në vendet që kanë një Indeks të ulët të Zhvillimit Njerëzor (HDI) për shkak të "diagnostikimit të vonë dhe aksesit të pamjaftueshëm në trajtim cilësor".
Organizata parashikon se do të ketë 35 milionë raste të reja me kancer në vitin 2050. Parashikimi pasqyron plakjen dhe rritjen e popullsisë, si dhe ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut si duhani, alkooli, obeziteti dhe mjedisi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Dom Gabriel Grabanica
Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
Klera Çaku
Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
Naim Shehaj
Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
Djemtë në Mat
Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Xhemal Loka
Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
Armand Liloi
Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
Klod Allajbeu
Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
Reanto Muhaj
Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
Lorela Kapaj
Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
Dervish Hasi
Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
Dy të rinjtë nga Kosova
Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.