Shantazhet, kërcënimet dhe bullizimet nëpërmjet rrjeteve sociale, sa vijnë e shtohen në Shqipëri.
Për fat të keq, janë vajzat e femrat ato që e vuajnë më shumë këtë pjesë dhe më pas shtyhen edhe drejt akteve më të rënda.
Por për sa kohë shteti nuk reagon ashtu siç duhet këto raste do shtohen edhe më tepër duke shkatërruar familje e jetë njerëzish.
Një vajzë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast me të cilin po përballet në rrjetet sociale.
Ajo thotë se një burrë, në dukje nga Mirdita, vjedh fotot e vajzave nga faqet e bizneseve në Instagram dhe i poston ato në TikTok me shkrime ofenduese dhe emoji të pista.
Ajo thotë se ky person ka hapur disa adresa dhe njëherë i heq fotot e vajzave, motra dhe kushërira të saj, dhe njëherë i poston sërish.
Vajza thotë se këtë burrë nuk e njeh dhe kur ka folur me të ai i ka thënë se do të bëhet shok me vajzën dhe ta takojë.
Ajo nuk ka bërë denoncim në polici pasi deri më tani ka folur si njeri me të, por burri vazhdon të publikojë foto sërish.
Denoncimi i vajzës:
Pershendetje joq si jeni? Doja tju tregoja nje problem Qe Po ndodh ka qe dje
Ku nje tip burre nga mirdita duket nga e folura i cili ka hapur adresa tik toku edhe Po poston goca nje nder to jane edhe disa goca qe jane te afermet e mia. Ju lutem postojeni sepse mund te postoj edhe goca te tjera
Ky eshte instagrami I tij Kjo eshte nje nder adresat e Tik tokut Sepse ka 4-5 adresa. Tre kusherirat e mia Edhe Thot fjale ofenduese
Iher I heq I her I fut I fut edhe me emoji te ndyra Nuk e njoh Na tha vete me shkruani n ing Edhe Po I flisnim si njerzit
Pastaj filloj t postoj tjera Por vajzat ne foto Kane biznese edhe nje status t lart Jo nuk ka fshir asni Thot do ju nxjerr perseri: Mos me hani k… Me falni per shprehjen
Kerkon takime edhe t behesh shok. Fotot i ka marr Neper faqe pune Faqe biznesi
Ka folur edhe me ze. Kte ja ka then vajzs tjeter. Skemi bere kallzim. Kemi fol ne instagram Nuk na dergon numer
Tani kapi nje goce tjr me adress tjeter edhe ne mbishkrime. Jo Jo I ka te dy adresat Aktive I njejti person
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Dom Gabriel Grabanica
Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
Klera Çaku
Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
Naim Shehaj
Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
Djemtë në Mat
Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Xhemal Loka
Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
Armand Liloi
Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
Klod Allajbeu
Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
Reanto Muhaj
Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
Lorela Kapaj
Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
Dervish Hasi
Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
Dy të rinjtë nga Kosova
Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.