Kërkohet ndihmë për varrosjen e Jetës në Shqipëri: E la amanet para se të vdiste

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2024, 12:08

Një zonjë shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Nju Jork, SHBA.

Jeta Qemali është ndarë nga jeta më 26 janar pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim.

Por më 3 janar, kanceri iu rikthye edhe më i fortë dhe ajo u shtrua me urgjencë në spital ku qëndroi plot 23 ditë.

Para se të jepte frymën e fundit, Jeta i la një amanet bashkëshortit që i qëndroi te koka për 23 netë me radhë. Dëshira e saj e fundit ishte që trupi dhe kockat e saj të pushonin në Shqipëri, në vendin e lindjes.

Por djali i saj, Rolandi që gjatë këtyre 10 viteve ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për kurimin e saj, e ka të pamundur të varrosë nënën në Shqipëri pasi shpenzimet funerale janë të përballueshme për të.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve që t’i plotësojë amanetin e fundit nënës dhe ta varrosë në vendin e lindjes.

Linku GoFundMe

Apeli i familjarëve:

Jeta Qemali u nda nga jeta në 26 janar 2024 në spitalin e Nju Jorkut pas një beteje të gjatë 10 vjeçare me kancerin e stadit 4 që u përhap me shpejtësi në të gjithë trupin e saj duke filluar nga shtylla kurrizore dhe pjesa e barkut në fillim. Në 3 janar 2024, ajo u shtrua në spital pasi kanceri ishte kthyer më i fortë dhe përhapur më shpejt nga sa mund të mendonte dikush disa javë pas trajtimit.

Jeta Qemali la dëshirën e fundit me bashkëshortin e saj që nuk u largua kurrë pranë shtratit duke fjetur në karrigen e spitalit për 23 netë rresht që donte të varrosej në vendlindjen e saj në Shqipëri. Gjatë trajtimit të saj, djali i Jetës, Roland Qemali, mundi të mbulonte pjesën më të madhe të shpenzimeve mjekësore të Jetës gjatë viteve të gjata të luftës me kancerin dhe trajtimet e tij.

Rolandi I vetmi djale ketu ne Amerike dhe familja e tij e kane të pamundur dhe të vështirë jo vetëm humbjen e nënës së tyre të dashur, por edhe më të vështirë për të gjetur fondet për ta dërguar nënën e tyre për t'u varrosur atje ku ajo dëshironte të ishte shtëpia e saj e fundit.

Ne po i kërkojmë dhe i lutemi kujtdo që të vendosë një dorë në zemrën e tyre dhe të ndihmojë për të dhuruar dicka që munden për koston e dergimit & shërbimeve funerale dhe për të realizuar dëshirën e fundit të Jetës dhe për ta nderuar atë. Ne duam t'i falënderojmë të gjithë për të gjitha fjalët e mira dhe mbështetjen, qe për ne do të thotë më shumë ne keto momente dhimbjeje qe mbas 23 ditesh renkimesh qe degjoheshin deri ne korridorin e spitalit nga dhoma e saj te pushonte e qete ne memedheun e saj Shqiperi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit