Pasi pagoi 2000€, Veliaj dhe Rrugorja nuk i njohin targat e personalizuara qytetarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2024, 09:55

Për të zhvatur sa më shumë para nga xhepat e shqiptarëve, pak kohë më parë DPSHTRR “nxorri në treg” targat e reja të personalizuara me shkronja e numra, por edhe të zvogëluara në përmasa sipas dëshirës sê qytetarëve.

Por kur ka kaluar kohë që nga ky vendim dhe shumë shqiptarë u tunduan për të personalizuar targat dhe shpenzuar mijëra euro, Bashkia Tiranë ka vendosur t’i nxjerrë ato jashtë loje.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin me të cilin po përballet pasi ka paguar 2000 euro për targa të personalizuara.

Ai thotë se sistemi me pagesë i parkimit në kryeqytet nuk njeh ende targat me 5 apo 6 karaktere.

Për shkak të këtij problemi ai thotë se është gjobitur disa herë, dhe kur ka pyetur një polic të rrugores, ai i ka vendosur “30-shen” te xhami dhe i ka thënë se “ju keni lekë”.

Qytetari kërkon një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem pasi çdo ditë po zhvaten nga Policia Rrugore dhe ajo bashkiake.

Denoncimi i qytetarit:

Pershndetje . Na ka zene halli dhe sna japin zgjidhje . Mir qe kemi harxhu nga 2000€ targa te personalizuara po ka nje vit dhe akoma nuk ka sistem parkimi per kto lloj targash . Ndalova ne rruge dhe pyes nje polic te rrugores per kte ceshtje dhe zgjidhja qe me dha esht 30-shja te xhami se keni lek ju . Asnje targ te personalizuar me 5 ose 6 karaktere nuk e njeh sistemi . Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit