Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Largo, Florida, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Renato Muhaj, një shqiptar 34-vjeçar, akuzohet për vrasjen e ish-partneres së tij, 32-vjeçares Suela Saliaj, dhe për rrëmbimin dhe dhunimin e vajzës së tyre 8-vjeçare. Ndërkohë Departamenti i Policisë së Largo ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike.
Sipas policisë, në orën 02:30 të natës, Renato Muhaj ka sulmuar fizikisht prindërit e tij dhe i ka kërcënuar ata me hanxhar në apartamentin ku jetonin. Ai më pas ka marrë telefonat e tyre për të parandaluar thirrjet për ndihmë. Pas njoftimit të oficerëve, policia ka kërkuar të verifikojë gjendjen në shtëpinë e Suela Saliaj dhe vajzës së tyre.
CSI is here investigating the gold Kia that was at the center of this morning’s Amber Alert. A tow truck is nearby ready to pull it away as evidence. The suspect is in custody and 8-year-old girl safe @BN9 pic.twitter.com/4G1Othhxis
Oficerët gjetën Suelën të pajetë në dhomën e gjumit të apartamentit të saj, të mbuluar nga gjaku dhe me një plagë të madhe në fyt. Vajza 8-vjeçare nuk ishte në vendndodhjen e saj, çka bëri që autoritetet të shpallnin një alertë AMBER për të gjetur vajzën e zhdukur.
Rreth orës 08:30 të mëngjesit, policia lokalizoi telefonin e Renato Muhaj në zonën e ngjarjes dhe gjetën makinën e tij. Një detektiv identifikoi praninë e tij brenda mjetit, dhe Renato Muhaj u arrestua në vend. Vajza e tij 8-vjeçare u gjet në makinën e tij me lëndime të rënda fizike.
Vajza e vogël, sipas mediave, raportoi policisë se ishte dëshmitare e vrasjes së nënës së saj nga babai i saj, dhe se ishte rrëmbyer dhe detyruar të largohet nga shtëpia nga Renato Muhaj. Ajo i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”
Autoritetet vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje të rëndë për të siguruar drejtësi dhe siguri për viktimat.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Dom Gabriel Grabanica
Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
Klera Çaku
Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
Naim Shehaj
Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
Djemtë në Mat
Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Xhemal Loka
Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
Armand Liloi
Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
Klod Allajbeu
Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
Reanto Muhaj
Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
Lorela Kapaj
Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
Dervish Hasi
Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
Dy të rinjtë nga Kosova
Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.