Premtimet e Peleshit i merr era, efektivët e Forcave të Armatosura s’kanë marrë ende shpërblimet e fundvitit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2024, 17:01

Në dhjetor të vitit 2023, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës për fqinjët grekë gjatë situatës katastrofike me zjarret, do marrin dy rroga mujore si shpërblim.

Por kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ky premtim i bërë në rrjetet sociale, efektivët e Forcave të Armatosura nuk i kanë marrë ende shpërblimet që iu takojnë.

Një grup ushtarakësh nga reparti 1032 në Gjirokastër, thonë se fondi për shpërndarjen e shpërblimeve ka kaluar që më 4 janar, por edhe pse po afrohet data 4 shkurt, ndryshe nga repartete e tjera, ata nuk kanë marrë shpërblimet.

Ata kanë kontaktuar me shefin e financës në Tiranë, por ai iu ka thënë se shpërblimet e tyre i kanë marrë shefat në Tiranë, si dieta të prapambetura. Ushtarakët kërkojnë shpërblimet që iu takojnë pasi dietat e prapambetura janë detyrime të ministrisë dhe ata s'kanë lidhje me këtë problem.

Madje ata thonë se eprorët i kërcënojnë me largim nga puna po ankuan për këtë problem.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ jemi disa efektiv te forcave te armatosura na kan premtuar shperblim per vitin e ri per ata qe kan marr pjes ne situata zjari brenda dhe jasht vendit po kalon muaji dyt dhe nuk po naj hedhin na genjejn fondi ka kaluar qe ne dat 4 janar por siduket e kan ndar shefat lart ne tiran shefi finances te komandes mbeshtejetjes dhe na genjejn jo sot jo neser nuk na japin nje pergjigje skemi ku te ankohemi ku lutem publikojeni anonim sepse na karrcenojn me largim mga puna. Vetem reparti ushtarak 10 32 gjirokaster nuk I ka marr gjith te tjeter I kan marr po naj mban peng shefi I finances ne tiran I komades mbeshtetese. Shefi I finances ne tiran na thot qe leket qe na takonin neve jua kan hedhur djeta te prapambetura shefave edhe nuk ka fond nuk na sqaron njeri

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit