“Shkonte mirë me të gjithë”, shqiptari që vdiq në Itali këtë vit mbaronte shkollën për mekanik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2024, 14:06

Lorenzo Pjetrushi, i riu shqiptar që humbi jetën teksa bënte një video për TikTok, këtë vit do mbaronte shkollën e mesme dhe do merrte diplomën për mekanik.

I riu po provonte sfidën e rrezikshme të TikTok, duke bërë "surf" mbi makinën në lëvizje kur u rrëzua dhe dëmtoi rëndë kokën. Ai qendroi 9 ditë në i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv dhe të martën pasdite ndërroi jetë.

Zëvendësdrejtori i shkollës ku ai studionte, Massimo Lunardelli me zërin duke u dridhur thotë se ai dhe shokët e klasës së Lorenzos, shpresonin se ai do ia dilte.

"Ne besuam me gjithë zemër se ai do t'ia dilte. Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë i shkëlqyer, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institutin tonë Obici prej 5 vitesh. Pas dy vitesh, kur arriti në vitin e tretë, zgjodhi kursin e mirëmbajtjes mekanike. Edhe disa muaj studime dhe më pas do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme. Ai kishte vërtet një karakter të bukur, ai shkonte mirë me shokët e tij të klasës".

Sot, për të gjithë, në shkollë është e vështirë, pasi duhet të përballen me një tavolinë të zbrazët, duke ditur që shoku i tyre 18 vjeçar nuk do të kthehet më kurrë. Tragjedia ka tronditur rëndë edhe familjen e tij, e cila, me shumë sakrifica dhe shumë punë, kishte arritur të ndërtonte një imazh dinjitoz. Shtëpia e vjetër që ata kishin blerë në Ormelle është shndërruar në një shtëpi ngushëllimesh.

Deri para datës 20 janar, çdo gjë shkonte mirë në familjen e Lorenzos, i cili kishte një vëlla të madh 24-vjeç dhe dy motra binjake. Por mjaftoi një festë ditëlindje mes disa të rinjve për të shkatërruar qetësinë e familjes së tij.

Atë mbrëmje, Lorenzo, kushëriri dhe tre shokë të tij vendosën të provonin video-t që publikohen në rrjetet sociale. Ishte Lorenzo ai që hipi mbi makinë dhe provoi të qendronte në këmbë teksa makina ishte në lëvizje. Por një manovër e rrezikshme nga kushëriri i tij, bëri që ai të rrëzohej dhe të dëmtonte rëndë kokën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit