Mungojnë formularët shqip për pasaporta të reja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.01.2024, 21:07

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të pajisen me pasaporta të reja në gjuhën shqipe si rrjedhojë e mungesës së formularëve në të dyja gjuhët për dokumentet e udhëtimit.

“Nuk ka formularë në gjuhën shqipe kështu që duhet të vendosni që pasaportën ta merrni vetëm në gjuhën maqedonase ose të prisni”, kështu i është drejtuar gazetares së Radios Evropa e Lirë administratori të hënën e 22 janarit në një pikë për regjistrimin e të dhënave biometrike në Shkup, duke theksuar se tashmë më shumë se tre javë mungojnë formularët në gjuhën shqipe. Ai thotë se nuk ka informacione se kur do të pajisen me këta formularë.

Ndërkaq, afati për pajisje me dokumente të reja me emrin ri të shtetit, Maqedonia e Veriut, në bazë të Marrëveshjes së Prespës skadon më 12 shkurt të këtij viti.

Në një deklaratë më 24 janar ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se nuk ka mungesë të formularëve dygjuhësh.

“Ka formularë për pasaporta, një sasi e re do të arrijë të hënën, pas një jave do të arrijë edhe sasia e dytë, kështu që formularë në këtë pjesë ka dhe nuk duhet aspak të shqetësohemi nëse do të vazhdojë i gjithë procesi”, tha Spasovski, pas deklaratës së Avokatit të Popullit, Naser Ziberi, për Radion Evropa e Lirë se nga fillimi i këtij viti deri më tani në zyrën e tij kanë ardhur shumë parashtresa që kanë të bëjnë me mungesën e formularëve në gjuhën shqipe për dokumentet e udhëtimit.

“Në biseda të caktuara jozyrtare kam marrë informacion se ka mungesë të formularëve. Mund të them me siguri se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe të udhëtimit, por mendoj se mungojnë edhe formularët për dokumentet e tjera”, tha për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit Naser Ziberi.

Ziberi i tha Radios Evropa e Lirë më 24 janar se ankesat që kanë qytetarët për realizimin e të drejtës për marrjen e pasaportave në gjuhën shqipe mund t’i adresojnë në zyrën e Avokatit të Popullit edhe përmes postës elektronike.

“Përmes ankesave do ta nxisim Ministrinë e Punëve të Brendshme që sa më shpejt të sigurojë formularë”, theksoi Ziberi.

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 korrik të vitit 2018 ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, dokumentet personale duhet të ndërrohen në përputhje me emrin e ri të shtetit brenda pesë vjetëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, përkatësisht deri më 12 shkurt të vitit 2024.

Afati i shkurtër kohor për ndryshimin e dokumenteve personale, ka bërë që të krijohen radhë të gjata para sporteleve ku merren të dhënat biometrike për dokumentet e reja personale.

Megjithëse në bazë të Ligjit për dokumentet e udhëtimit pasaporta me procedurë të rregullt duhet të merret brenda 15 ditëve, kjo gjë nuk respektohet në praktikë.

Qytetarët që kanë aplikuar që në dhjetor me procedurë të rregullt, thonë se ende nuk i kanë marrë dokumentet e udhëtimit, ndërsa po presin me orë të tëra para sportelit të dikasterit të policisë ku jepen dokumentet e gatshme të udhëtimit.

“Për pasaportën e re më kanë fotografuar, për të dhënat biometrike më 2 dhjetor të vitit të kaluar, për katër ditë me radhë kam pritur që të marr pasaportën dhe më thonë se nuk është gati” thotë Pellagija nga Shkupi.

Ndërsa ata që kanë aplikuar me procedurë të përshpejtuar dhe për këtë kanë paguar trefish më shumë, gjegjësisht 6 mijë e 100 denarë (100 euro) pasaportat duhet t’i marrin brenda 48 orëve.

Por, edhe ata që kanë paguar më shumë, nuk arrijnë t’i marrin pasaportat edhe pas një jave.

“Pagova më shtrenjtë sepse duhet të kthehem në punë në Vjenë. Kam nxjerrë dhe biletën e autobusit ndërsa ka tri ditë me radhë që vij këtu dhe më thonë se pasaporta nuk është gati”, thotë Darko Vitanov që po priste të merrte pasaportat bashkë me bashkëshorten e tij.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri më 16 janar, 1 milion e 50 mijë e 430 qytetarë janë pajisur me letërnjoftime të reja dhe 1 milion e 211 mijë e 776 syresh me pasaporta të reja, kurse 546 mijë e 741 mijë qytetarë janë pajisur me patentë-shoferi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit