Kosova del të jetë ‘tërheqëse’ edhe për shtetasit e huaj, rreth 4 mijë punuan me leje qëndrim vitin e kaluar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2024, 14:35

Ndonëse në Kosovë shkalla e papunësisë është e madhe, zyrtarisht gjatë vitit 2023 në vendin tonë kanë punuar 3 mijë e 650 shtetas të huaj. Ata llogaritet se kanë kryer punë të ndryshme me leje qëndrimi.

Sipas një raporti të “Kos Data”, nga Turqia në Kosovë kanë punuar 1 mijë qytetarë.

Nga Serbia, 460. Nga Shqipëria kanë punuar me leje vetëm 440 qytetarë. Më pas vjen Maqedonia e Veriut me 210 qytetarë.

Kurse nga shtete të tjera ose vende të ndryshme llogaritet të jenë rreth 800 qytetarë që kanë punuar dhe qëndruar në vendin tonë gjatë vitit të kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit