Gjendet shqiptarja e humbur në Greqi, do shkonte në spital kur u zhduk papritur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2024, 10:56

Emmanuela B, 33-vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur më 17 janar, në Kretë është gjetur dhe është shëndoshë e mirë.

Babai i saj ka deklaruar se ditën e djeshme, vajza ka shkuar vetë në shtëpi, por nuk dihet ku ka qenë gjatë kësaj kohe.

Gjithçka nisi më 17 janar kur 33-vjeçarja kishte shkuar në spital për të ndërruar garzën në këmbën e plagosur dhe që atëherë ajo nuk është kthyer më në shtëpi. Më 21 janar ajo i telefonoi prindërve dhe i tha se do të kthehej në shtëpi në mbrëmje, pa dhënë më shumë informacion se ku ishte dhe me kë.

Por pas këtij momenti, familjarët humbën kontaktet me të dhe denoncuan zhdukjen e saj në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit