Ryanair hap 6 destinacione të reja nga Tirana për Sezonin “Verë 2024”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2024, 19:59

Kompania e fluturimeve Ryanair ka njoftuar sot se do të shtojë edhe 6 destinacione të reja nga aeroporti Nënë Tereza. Gjatë një konference për shtyp, drejtori ekzekutiv i kompanisë Ryanair Michael O'Leary prezantoi 6 destinacionet e reja për sezonin e verës 2024, që me siguri do të priten krahë hapur nga shqipëtarët dhe nga turistët e huaj që duan të viztojnë vendin tonë.

Gjithashtu ai tha se së shpejti do të krijohet baza e Ryanair në TIA çka do të sjellë edhe hapjen e shumë vendeve të punës për shqiptarët.

Linja ajrore nr.1 në Evropë, Ryan Air, sot në 24 janar prezantoi programin e sezonit veror 2024 për udhëtimet nga Tirana drejt 22 destinacioneve, duke përfshirë 6 destinacione të reja në Bari, Birmingham, Bristol, Budapest, Marsejë dhe Vienë. Këto destinacione të reja dhe çmimet e ulëta do të rrisin trafikunƒ ajror të Ryan Air në 2024-ën me mbi 3 milionë pasagjerë. Dua të falenderoj partnerët tanë dhe teksa Kastrati Group zgjerohet, edhe ne do të vatzhdojmë të zgjerohemi. Ne kemi plane tepër ambicioze dhe teksa e diskutuam edhe me Kastrati Group ditën e djeshme, kemi dëshirën të hapim një bazë të Ryan Air këtu në Tiranë, që do të hapë shumë vendë pune për shqiptarët. Si një prej linjave ajrore më loë cost në vend, Ryan Air ka kënaqësinë të prezantojë 6 destinacione të reja për sezonin e verës 2024, duke ofruar më shumë destinacione, më shumë zgjedhje, me çmimet më të ulëta teksa Ryan Air vijon të gjenërojë qarkullim, turizëm dhe më shumë vende pune. Të gjithë qytetarët shqiptarë mund të rezervojnë tani, çdo udhëtim me Ryan Air, duke filluar nga vetëm 19.99EUR. Jemi entuziastë të mirëpiresim me miliona qytetarë shqiptarë në fluturimet tona."

Ndërkohë drejtori operacional i TIA-s Piervittorio Farabi tha se aeroporti Nënë Tereza do të presë rreth 9 milionë pasagjerë në mbyllje të vitit 2024. Ai theksoi gjithashtu se aeroporti po zgjerohet me mbështetjen e partnerëve duke rritur kështu edhe kapacitetet.

Vetëm pak muaj më parë, ishim këtu me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama dhe CEO-n e Ryan Air në inagurimin e terminalit të ri ku lajmëruam nisjen e fluturimeve me Ryan Air nga Tirana nga nëntori 2023. E mbyllëm vitin më 7.25 milion pasagjerë, që ishte më shume se 120% se viti i kaluar. Këtë vit do ketë rritje të vazhdueshme, dhe presim rreth 9 milionë pasagjerë në mbyllje të vitit. Ne po zgjerohemi vazhdimisht me mbështetjen e partnerëve tanë, jemi duke rritur kapacitetet aeroportit. Gjëja e mirë është që po ndertojme marrëdhënie të frytshme me partnerët tanë dhe shpresojmë që kjo marrëdhënie të na çojë më tej, duke e shtuar numrin e aeroplanëve blu. Ne presim një aktivitet të shtuar në vitin 2024 dhe jemi të angazhuar që të akomodojmë trafikun ajror dhe fluksin e pasagjerëve, me mikpritjen që karakterizon Shqipërinë."

Ryanair ka sjellë revolucionin e çmimeve të ulëta jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën dhe synon deri në 50 destinacione nga aeroporti ndërkombëtar i Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit