Kopshti i Strugës nuk do të pranojë fëmijë nga 1 shkurti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.01.2024, 16:06

Kopshti i Strugës nuk do të pranojë fëmijë nga 1 shkurti nëse komuna nuk e zgjidh problemin me 21 përkëdhelëse dhe edukatore. Ata disa vite punojnë me kontratë dhe marrin pagë prej vetëm 10.000 denarë. Shprehen se nga 1 shkurti u është thënë se paga e tyre do të jetë edhe më e ulët, përkatësisht 5000 denarë. Ata sot dolën në protestë paralajmëruese dhe kanë mbështetjen e kolegëve të tyre statusi i të cilëve është zgjidhur tashmë.

“Kemi vendosur që nga 1 shkurti të mos vijmë në punë. Kjo do të thotë se shumica e grupeve do të mbyllen. Fëmijët nuk do të pranohen. Dy pjesët me çerdhe do të mbyllen sepse jemi pesë femra me kontratë. Ka edhe në grupe të tjera, ku një edukatore lihet të punojë pa përkëdhelëse”, tha Emilija Marinoska Pejçinoska- punonjëse me kontratë pune.

“Të gjithë jemi të licencuar, të gjithë kemi licenca për këtë punë. Duam të na gjejnë zgjidhje, të paktën të marrim pagën minimale dhe sigurim. Asnjëri prej nesh nuk është i tepërt. Të gjithë kemi grupe me vite të tëra. E bëjmë të njëjtën punë si ata me vendime”, deklaroi Vesna Markoski – punonjëse me kontratë në vepër.

Duke punuar me kontratë në vepër, prej vitesh nuk kanë as sigurim shëndetësor e as pensional. Madje, ata kanë edhe muaj të papaguar gjatë vitit.

“Jemi të detyruar të paguajmë dhe të regjistrohemi në Entin e Punësimit. Kemi katër muaj që jemi në pushim pa pagesë. Janar, korrik, gusht dhe shtator jemi në shtëpi në pushim pa pagesë dhe kjo e bën punën edhe më të komplikuar”, u shpreh Emilia Marinoska Pejçinoska – e punësuar me kontratë në vepër.

Ndërkohë, siç pretendojnë punonjësit, në pamundësi për të zgjidhur problemin, drejtoresha e çerdhes ka dhënë dorëheqje. Alsat ka kërkuar qëndrim nga komuna e Strugës nëse dhe kur do ta zgjidhë statusin e këtyre personave. Por prej atje nuk kemi marrë përgjigje. Çerdhja ka aktualisht mbi 500 fëmijë në të gjitha grupet në dy godinat dhe po aq të tjerë janë në listën e pritjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit