Përdhunonte prej 7 vitesh vajzën e të dashurës, shqiptari: Ishte me pëlqimin e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.01.2024, 16:05

56-vjeçari shqiptar, i akuzuar për përdhunimin prej 7 vitesh të vajzës 15-vjeçare të partneres së tij në Patisia, Greqi, është lënë në burg.

Para hetuesve, shqiptari ka deklaruar se me vajzën e mitur është takuar pasi ajo ka mbushur moshën 15 vjeçe dhe me pëlqimin e saj.

Më tej, gjatë kërkimit të faljes, shqiptari ka pranuar krimin e pornografisë, pasi në celularin e tij janë gjetur foto nudo të tij dhe të vajzës së mitur. Madje, para deklaratës së tij në hetuesi kishte dëshmuar edhe nëna e vajzës.

Sipas denoncimit të të miturës, hera e fundit që 56-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të ka qenë pak ditë para zbardhjes së rastit. E mitura dyshohet se ia ka besuar makthin që po jetonte një shoqeje, e cila e ka bindur të denoncojë rastin në polici.

Akuzat për të cilat 56-vjeçari u deklarua fajtor sot janë përdhunim, abuzim me fëmijët dhe pornografi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit