16-vjeçarja që u abuzua nga mjeku Dervish Hasi: Na martoi një hoxhë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2024, 22:07

Pas arrestimit të kardiologut Dervish Hasi, është zbardhur dëshmia e 16-vjeçares më të cilën ai ka kryer marrëdhënie seksuale.

E mitura pohon se kontakti i parë ka filluar me anë të bisedave që para dy viteve, kohë në të cilën kanë filluar ta pëlqejnë edhe njëri tjetrin. Madje ajo thekson se është martuar me mjekun nga një hoxhë sipas një dokumenti të quajtur “nikah”.

“Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslymane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë. Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14 vjeçare pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri tjetrit. Pas një viti përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njër tjetrin tek banesa e sipërcituar. Vajza e di se mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe dy partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet. E pyetur nga ana jonë ajo pohon faktin se ka kryer mardhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024. Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti. Ajo deklaron se përdor medikamente për tiroiden dhe aneminë. Po ashtu deklaron se së fundmi nuk ka pasur situata stresi, përpos atyre të streseve të perditshëm për shikak të provimeve në shkollë”, bëhet e ditur në dosjen hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit