“Mjeku i bëri lavazh truri”, prindërit e 16-vjeçares: Ai na tha “s’po bëjmë asgjë të keqe”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2024, 16:17

"I ka bërë lavazh truri", kështu kanë deklaruar prindërit e 16-vjeçares që ishte prej dy vitesh e lidhur me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi.

Në kallëzimin e tyre në polici, prindërit kanë deklaruar se vajza e tyre prej dy vitesh është lidhur me mjekun dhe ka nisur të ketë probleme shëndetësore por edhe mendore. Në këto rrethana ata i kanë kërkuar vajzës që të mos takohet më me mjekun, por ajo iu ka thënë se do vriste veten po të ndahej prej tij.

Të njëjtën kërkesë, ata ia kanë bërë edhe mjekut, por ai s'ka pranuar, duke iu thënë "se s'po bëjnë asgjë të keqe". Prindërit thonë se përgjatë dy viteve, vajza e tyre është takuar mbi 50 herë me mjekun.

Pjesë nga dosja hetimore:

“Në Komisariatin e Policise Nr.I është paraqitur shtetasi D. D., i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, me inicialet D. D. e datalindjes 27.03.2007, prej një periudhe prej 2 vitesh ka një marrëdhënie intime me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi. Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer mardhënie seksuale me vajzën. Të dy prindërit deklarojne se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shendetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë berë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”.

Në kallzim babai i vajzës shprehet se për periudhën dyvjecare e bija mund te jetë takuar mbi pesëdhjetë herë me mjekun. Të dy prindërit kërkuan me ngulm që vajza mos të thërritet dhe mos të pyetet në polici pasi sipas tyre kjo do t’i shkaktonte trauma. Gjithashtu të dy prindërit e vajzës minorene i kanë kërkuar me ngulm mjekut Dervish Hasi të mos ketë kontakte me vajzën gjë e cila është refuzuar nga ana e mjekut me pretendimin: “S’po bëjmë asgjë të keqe”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit