Skela që u shemb nga kulla e oligarkut i they gruas kockat e fytyrës! I moshuari në luftë për jetën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.01.2024, 08:55

Një ngjarje e rëndë që mund të përfundojë në tragjedi u shënua në kullën që po ndërton Armand Lilo tek “Ura e Nisharakut” ditën e djeshme. Skela e kullës ra nga lartësia mbi ky kalimtarë që po prisnin në vizat e bardha të kalonin në anën tjetër të rrugës.

Kulla që mban emrin “Corner Residence” po ndërtohet nga oligarku kunat i Fatmir Xhafës, Armand Lilo, njëkohësisht pronar i kullës “Eyes of Tirana” në qendër të Tiranës.

Në lidhje me këtë ngjarje u shoqërua inxhinieri i pallatit, dhe dy punëtorë ndërkohë që nuk u mor asnjë masë tjetër.

Të plagosurit rëndë, një i moshuar rreth moshës 70-vjeçar dhe një grua rreth 45 vjeç kanë marrë plagë të rënda nga shembja e skelës mbi trupat e tyre.

Qytetarët që panë skenën u shprehën të tmerruar për mediat. Burime ekskluzive për JOQ brenda spitalit kanë zbuluar gjendjen e dy të plagosurve nga kjo ngjarje.

I moshuari ka qenë i mbuluar në gjak dhe koka nuk i dukej, teksa me urgjencë tek Ushtaraku është futur në operacion duke luftuar me vdekjen. Gruaja ka pësuar thyerje të kockave të fytyrës.

Pavarësisht njoftimit të Policisë, qytetarë të ndryshëm ngulmojnë se burri nuk ka qenë kalimtar në këtë histori. Ata që e kanë parë ngjarjen nga afër po ashtu edhe mjekët që cilësuan plagosjen, thonë që ai ka rënë nga një lartësi.

Për më tepër këtij dyshimi i shtohet fakti që i moshuari ka qenë me pantallona punëtori të bëra pis me pluhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit