Mister vrasja e shqiptarit në Itali, familjarët: Mund të ketë zbuluar diçka që nuk duhej

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2024, 16:04

Hetimet intensive vijojnë për të zbardhur vrasjen e Bledar Dedjas, 39-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës, më 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa, Treviso, me plagë të shumta thike në trupin e tij.

Të dielën në mëngjes, Bledari duhej të shkonte për peshkim me një shok fëmijërie. Por ishte ky i fundit ai që gjeti Mercedesin B Class të shqiptarit në pyll dhe njëqind metra më larg, trupin e pajetë të tij, ende me rrobat e punës.

Dedja ishte zhdukur që prej pasdites së së shtunës 20 janar. Personat e fundit që e panë të gjallë ishin kolegët e restorantit ku për rreth tre vjet, 39-vjeçari punonte si kopshtar, duke ndihmuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e vendit. Të shtunën, 39-vjeçari, banues me gruan dhe dy fëmijët e tij në Casella d'Asolo, u paraqit rregullisht në punë dhe më pas u largua në orën 16:00. Në orën 16:30 ka folur në telefon me gruan dhe gjithçka dukej qetë. Ai i tha gruas së tij se duhej të takonte disa miq në orët e vona të pasdites. Por që nga ai moment celulari i Dedjas mbeti i ndezur edhe për disa orë dhe pas orës dy të mëngjesit kur një shok e kërkoi, telefoni ishte fikur. Karabinierët po shqyrtojnë tashmë jetën, marrëdhëniet personale, familjare dhe të punës së 39-vjeçarit. Fokusi është në të kuptuarit e asaj që ndodhi midis orës 16:30 të së shtunës dhe 9 të mëngjesit të së dielës në mëngjes kur u gjet trupi. Me kë u takua Bledari dhe çfarë shkoi keq në takimin e tyre të fundit?

Familjarët kanë dyshime se shqiptari mund të ketë zbuluar diçka që nuk duhej gjatë këtij takimi dhe për këtë arsye është vrarë.

Pasditen e së dielës bashkëshortja e Bledarit, Fatbardha Dedja është intervistuar për orë të tëra nga hetuesit. Këta të fundit i kërkuan asaj të tregonte kontaktet e familjes për të kuptuar nëse 39-vjeçari kishte marrë kërcënime kohët e fundit. Policia është në kërkim të gjurmëve dhe pamjeve nga kamerat e vëzhgimit, por zona e pyllëzuar ku është gjetur trupi nuk është me kamera. E vetmja ndihmë mund të jenë kamerat e shtëpive private në zonë.

Askush nuk di të thotë nëse shqiptari kishte marrë kërcënime apo kishte probleme kohët e fundit. Ai jetonte prej 15 vitesh në Itali dhe nga fqinjët e kolegët e punës, njihet si një punëtor i palodhur, i sjellshëm dhe i respektueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit