Peja dhe Gjakova mbeten pa rrymë si shkak i borës dhe erërave të forta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.01.2024, 14:24

KEDS-i ka njoftuar se disa dalje janë jashtë funksionit në Gjakovë dhe Pejë dhe se ekipet janë në terren.

KEDS-i ka theksuar se po punohet intensivisht në rikthim të energjisë.

“Paralajmërimet e djeshme për përkeqësim të motit përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, kryesisht në zonat më të afektuara në rajonin e Gjakovës dhe Pejës. Në rajonet e afektuara nga reshjet e borës dhe erërat e forta, disa dalje janë jashtë funksionit. KEDS ka angazhuar ekipe shtesë me qëllim të rikthimit në funksion të tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit