Ekzekutimi i dy mafiozëve grekë, një shqiptar dyshohet si i përfshirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2024, 13:09

Policia greke ditën e djeshme ka arrestuar 3 gjeorgjianë që akuzohen për vrasjen e mafiozit grek Yannis Skaftouros në maj 2022 në Dervenochoria dhe Vassilis Roubetis në qershor 2023 në Korydallos.

Sipas mediave fqinje, pas ekzekutimeve mafioze qëndron një grup i ashpër mërgimtarësh nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët janë aktiv, ndër të tjera, në kontrabandën e cigareve . Të tre të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë si autorë natyrorë në dy vrasjet, ndërkohë që konsiderohet veçanërisht e mundshme që të jenë përfshirë në ekzekutimin e fundit të 44-vjeçarit Vangelis Zampounis, në orët e para të së dielës në Neos Kosmos. Pas hetimeve në shtëpitë e tyre u gjetën armatime të rënda.

Hetuesit kanë identifikuar edhe tetë persona të tjerë për përfshirje në rastet konkrete. Dy prej tyre mësohet se janë arratisur jashtë vendit dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhër arresti, ndërsa dy të tjerë janë të mbyllur në burgje, njëri në Larisa dhe i dyti, një shtetas shqiptar në Mal të Zi.

Ky i fundit quhet Xhonatan Paja dhe është nga Poshnja e Dimalit. 26-vjeçari ndodhet i burgosur në Mal të Zi për pas dyshimeve se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.

Përveç vrasjeve të Skaftouros dhe Rubetis, grupi kriminal dyshohet se është përfshirë edhe në një tentativë vrasjeje në Pieria. Ngjarja ndodhi më 3 korrik 2023, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një 47-vjeçari në makinën e tij, duke e plagosur në shpatullë. Viktima përshkruhej si bashkëpunëtor i një biznesmeni me bazë në Atikën Perëndimore, i cili dyshohet se është i përfshirë në kontrabandën e cigareve. Ai arriti t'i mbijetojë sulmit të armatosur, por disa muaj më vonë ai vdiq nga një atak në zemër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit