‘Lorela’ e shfrytëzonte për prostitucion, jeta luksoze e 15-vjeçares zbuloi grupin e tutorëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2024, 13:23

31-vjeçarja shqiptare e quajtur 'Lorela' dhe bashkëpunëtori i saj 34-vjeçar, janë lënë në burg pasi kanë shfrytëzuar vajza të mitura për prostitucion në Greqi.

Ka qenë mamaja e një prej vajzave të mitura e të shfrytëzuara për prostitucion, ajo që ka bërë denoncimin në polici. Ajo ka filluar të dyshojë për "punën" që bënte vajza e saj kur pa veshjet, paratë dhe ndryshimin e sjelljes së saj.

Avokati i nënës së 15-vjeçares, Giorgos Kaniaris duke folur për mediat greke tha:

“Nëna vuri re ndryshimin në sjelljen e fëmijës së saj shumë kohë më parë. Për të paraqitur një ankesë kërkon guxim, sepse ajo u përball me kërcënime nga njerëzit përreth grupit. Ajo është një nënë heroike, pasi përveç fëmijës ka dashur të shpëtojë edhe fëmijët e tjerë”.

Sipas hetimeve të vitit 2022, Lorela, nënë e një djali; një 34-vjeçar dhe një 25-vjeçare e quajtur Elena duke përdorur joshjen e jetës luksoze, i udhëhiqnin dhe i detyronin vajzat e mitura të merreshin me prostitucion.

Mes 'viktimave' të tyre është një 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në grackën e grupit të tutorëve. Vajza 17-vjeçare e cila është shfrytëzuar për prostitucion thotë se paratë dhe jeta luksoze e kishin shtyrë drejt kësaj pune.

“Pashë para, pashë klube, pashë vajza me para dhe thashë ta bëjmë edhe ne këtë".

Duke përdorur pseudonimin 'Lorela', 31-vjeçarja e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të mitur u afrohej vajzave dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse bënin seks me burra të pasur. Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave, duke i premtuar se do t'i gjente burrat më të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit