Pasagjeri qëllon me shuplakë pilotin! Njoftoi se fluturimi do shtyhej 13 orë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.01.2024, 09:33

Teksa mjegulla bllokoi Delhin, një udhëtari duket se iu mjegullua pamja dhe qëlloi me shuplakë pilotin.

Anup Kumar, piloti i linjës IndiGo u dha lajmin pasagjerëve se nuk do mund të ngriheshin në fluturim nga Delhi për shkak të mjegullës e për këtë arsye udhëtimi do të shtyhej me 13 orë.

Pasagjeri Sahil Kataria, reagoi i acaruar dhe u ngrit e qëlloi me shpullë pilotin teksa fliste. “Nëse do nisësh fluturimin, ngri avionin, ose hap derën”,-mësohet t’i ketë thënë ai shoferit. Sipas informacioneve, pasagjeri u la të dilte nga avioni.

Linja ajrore IndiGo ka patur kritika për komunikim jo të mirë gjatë incidentit dhe mbylljen e njerëzve brenda avionëve për orë të tëra. Pasagjeri Kataria ka marrë kritika për shuplakën, një gjest fëmijënor që i bëri pilotit.

Linja ajrore IndiGo ka patur kritika për komunikim jo të mirë gjatë incidentit dhe mbylljen e njerëzve brenda avionëve për orë të tëra. Pasagjeri Kataria ka marrë kritika për shuplakën, një gjest fëmijënor që i bëri shoferit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit