Prostitucioni me të mitura, 17-vjeçarja mbron shqiptaren Lorela: Ajo është e pafajshme!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2024, 15:27

Një 17-vjeçare në Athinë që është shfrytëzuar seksualisht nga një grup tutorësh që përdornin vajzat e mitura për prostitucion, thotë se çdo gjë e ka bërë me dëshirë dhe nuk është detyruar nga askush.

Duke folur për mediat greke, vajza tha se shqiptarja "Lorela" e cilësuar si kryetarja e bandës së tutorëve, është e pafajshme dhe se 26-vjeçarja e arrestuar të hënën, 15 janar, është personi që shfrytëzon vajzat e mitura.

“Ajo është e pafajshme. Unë shoqërohesha me të, por ajo nuk më detyroi. Thjesht donte të më pengonte nga e gjithë kjo. Duhet të ishin të tjerë brenda në burg dhe nuk janë. 26-vjeçarja që u kap dje duhet të ishte brenda pasi ajo shfrytëzonte vajza të vogla 14 dhe 15 vjeç, jo 31-vjeçarja shqiptare. Unë i njoh këto vajza. Dikur merrja 150 euro. Është gënjeshtër që kam qenë viktimë e tutorëve. Askush nuk më shfrytëzoi, e bëra vetë ”.

Krahas kësaj, duke iu referuar fotove nudo dhe si i gjente “klientët”, 17-vjeçarja tha:

“Po gjeja “klientë” nga Instagrami ”. Dikush tjetër po publikonte reklama pa e ditur ne. 34-vjeçari i ka vendosur reklamat pa dijeninë tonë. Ai na fotografonte me pëlqimin tonë për t'i mbajtur fotot, jo për t'i publikuar diku. Policia po tenton të kapë persona të pafajshëm”.

Plot pesë persona janë arrestuar për rrjetin e tutorëve të vajzave të mitura në Atikë, teksa Policia bëri dje dy arrestime të tjera. 26-vjeçarja dyshohet se ka lënë takime për një vajzë 17-vjeçare, të cilën e ka shoqëruar te “klientët”, ndërsa 64-vjeçari akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me dy të mitura, 15 dhe 17 vjeçe.

Gjithashtu, për rastin javën e kaluar janë arrestuar tre persona. Një rol kyç ka luajtur 31-vjeçarja shqiptare e quajtur “ Lorela ”, e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente “klientë” duke i marrë një përqindje të tarifave. 31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua në shtëpinë e saj në Kolonos, ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që kishte me nxënëset e zonës.

Personi i dytë i arrestuar javën e kaluar është një 34-vjeçar, shok i “Lorelës”. Ai fotografonte vajzën 17-vjeçare dhe shoqen e saj me të brendshme dhe fotot i publikonte në një faqe interneti përmes së cilës ishin rezervuar dhe realizuar të paktën 10 takime romantike në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Personi i tretë i arrestuar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturat në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Korydallos, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secilës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit