“Policia po na terrorizon pa mandat kontrolli”, vëllai i Eljon Hatos: Shefi i Shkodrës merr lekë nga dikush

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2024, 10:13

Mbrëmjen e së hënës, rreth 50 efektivë të RENEA-s dhe FNSH-së kanë bastisur një shtëpi në fshatin Grudë të Shkodrës.

Shtëpia është në emër të Elkier Hatos, vëllai i Eljon Hatos, një emër i njohur për drejtësinë, ndërsa njihet edhe si mik i Ervis Martinajt. Gjatë kësaj bastisje, efektivët nuk kanë gjetur objektivin e tyre apo ndonjë provë rreth tij, por kanë qëlluar me armë drejt dy qenve që ruanin shtëpinë e Hatos, duke lënë njërin të ngordhur dhe tjetrin të plagosur.

Elkier Hato thotë se kjo nuk është hera e parë që policia ushtron kontrolle të tilla në banesën e tij edhe pse aty nuk jeton Eljoni, vëllai i tij, i shpallur prej muajsh në kërkim. Ai ka dyshime se shefi i Komisariatit të Shkodrës mund të jetë paguar nga ndonjë person për të kryer kontrolle pa mandat dhe ushtruar terror në shtëpinë e tij.

Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hypur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend. Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu. Këtë punë nuk e di se kush po e bën. Këtë veç shefi i komisariatit të Shkodrës është duke e bërë, nuk e di a ka marrë lekë prej ndokujt, a është duke e bërë në mendje të vet nuk por në këtë hall të Zotit që është bërë, pa mandat kontrolli, pa asgjë nuk di si t’ja vendos emrin kësaj pune.
Problemi është se edhe kur nuk ka qenë vëllai në kërkim por edhe pasi u shpall në kërkim këtu policia e ka bërë raprezalje por asnjëherë në këtë gjendje si këtë herën e fundit. Nuk ka qenë askush në shtëpi dhe kanë hypur në murë për t’u futur brenda. As policia nuk kanë thënë por janë ngjitur dhe direkt kanë gjuajtur qentë. Nuk e di kush është ai që ka marrë mundimin për të qëlluar qentë. Sa herë që kanë ardhur i kam lënë numër kontakti. Kanë patur mundësi që të më merrnin në telefon dhe ia kisha lidhur qentë nëse i kanë bezdisur, jo t’i vrasin.

Ai thotë se kontrollet e shumta në shtëpi kanë terrorizuar familjen dhe fëmijët të cilët nuk jetojnë më aty. Ai ndihet i pasigurt pasi ka frikë se ndonjë ditë gjatë këtyre kontrolleve, mund të vritet nga ndonjë polic i paguar qëllimisht.

Unë e cilësoj armiqësor se miqësor nuk mund t’i them. Në tre kontrollet e fundit kanë ardhur dhunshëm por si këtë radhë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Mendoj se është e qëllimshme se me informacionet që kam di se është duke e bërë shefi i komisariatit gjithë këtë gjurolldi. A është paguar prej kujt apo e bën për miqësi të ndokujt këtë nuk e di. Jam i bindur 1 mijë përqind se këtu ka dorë dikush. Nuk po na lënë të qëndroj në qetësinë time. Kam ikur nga këtu se më kanë terrorizuar me fëmijë e familje. Unë këtu kam ardhur për sigurinë time. Këtë siguri nuk e gjej tek shteti. Kam patur frikë edhe herë tjera kur ka ardhur policia se ndonjë prej tyre që mund të jetë i paguar nga ndokush mund të qëllojë ndaj meje. Pastaj mund të thonë ishte aksidentale, këto gjëra i bën shteti si të dojë vetë. Jam detyruar që të iki nga këtu. Nuk kanë asnjë borxh fëmijët që t’i terrorizojnë, njëri është 13 vjeç dhe tjetri 3 vjeç.
Nuk e di pse vijnë këtu sepse Eljoni nuk jeton këtu dhe ia kam treguar se ku e ka shtëpinë e tij por prap kanë ardhur dhe kjo më ka detyruar që të largohem. Kisha dashur që ta di se çfarë halli ka shefi i komisariatit që e ka marrë me kaq vrull, prej kujt është i shtyrë. Po të jetë burrë del e ballafaqohet. Më kanë marrë sa herë në komisariat dhe më kanë lënë ka 12 orë gjoja për verifikim. Kanë ardhur pa mandat kontrolli, kanë bërë kontroll si kanë dashur duke më thënë e kemi me ligj. Me ligj nuk e kanë pa mandat kontrolli kërkund. Edhe këtë radhë nuk kanë patur mandat kontrolli. Veç njehërë kanë patur mandat, asnjëherë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit