Rrëfimi i 18-vjeçares së përdhunuar: Kisha frikë t’i thoja babait, Erjoni më merrte para!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2024, 18:11

Vajza e Fatmir Terallarit ka dëshmuar në gjykatë në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Ajo ka folur për përdhunimin nga Erjon Pelivani dhe momentin, kur i ka thënë babait për këtë gjë.

Fillova t’i them babait se dikush më ngacmoi që në moshën 9-vjeçare dhe se përdhunimi filloi në moshën 12-vjeçare. Unë shpërtheva në lot. Babai më përqafoi. Ai reagoi shumë gjakftohtë dhe më tha se do të jetë pranë meje. Më tha të gjeja guximin të shkoja te një avokat për ta denoncuar”, ka dëshmuar vajza.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për shantazhin e vazhdueshëm që i bënte përdhunuesi. E reja tha se 33-vjeçari i kërkonte para dhe ka treguar kur Erjoni i ka marrë 1 mijë euro që kishte në çantë.

Më tha se i duheshin para se kishte nevojë. Në çantë kisha 1000 euro që më kishte dhënë babai në mëngjes për qiranë. Duke u kthyer në makinë, ai më tha se i kishte marrë nga çanta ime dhe nuk do të më shqetësonte më. Iu luta të mos bënte asgjë me videon. Të nesërmen kuptova se kishte lënë rreth 150 euro nga paratë që kisha në çantë. Kisha frikë prej tij. Kisha frikë se ai do të më dëmtonte mua, motrat e mia, babain tim”, vijon në dëshminë e saj 18-vjeçarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit