Vitin e kaluar Maqedonia përfitoi 87 milionë euro nga sigurimi i automjeteve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2024, 11:08

Në vitin 2023 pronarët e automjeteve investuan 87 milionë euro në sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike (TPL). Në totalin e investimeve, kartoni i gjelbër merr pjesë me 21 milionë euro. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti, theksohet në kumtesën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Nga atje theksojnë se AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE.

Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale). Numri total i automjeteve për të cilët pronarët kanë blerë policat e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike në vitin 2023 është rritur me 5 për qind krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave paraprake të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS).

“Sipas të dhënave të dorëzuara në AMS, çdo automjet i tretë i siguruar ka pasur edhe karton jeshil për udhëtim jashtë vendit. Gjatë vitit 2023, të 11 kompanitë e sigurimeve kanë lëshuar 260 815 kartona jeshilë – sigurim i nevojshme dhe i detyrueshme për drejtimin e automjeteve jashtë vendit. Numri i kartonëve jeshilë të lëshuara vitin e kaluar u rrit me gati 20,000, pra 8 për qind më shumë se në vitin 2022. ) Në karton jeshil, në vitin 2023, të siguruarit kanë investuar 1,3 miliardë denarë (21,16 milionë euro)”, theksohet në kumtesën e AMS-së.

Kartoni jeshil është një sigurim që shërben për të dëmshpërblyer apo kompensuar palët e treta në rast aksidenti automobilistik apo aksidenti jashtë vendit. Një veçori specifike që e dallon kartonin jeshil nga të gjitha sigurimet e tjera është se në disa vende nuk ka një shumë maksimale të përcaktuar nëse në aksident ka viktima në njerëz. Në të tilla raste shoqëria e sigurimeve që ka lëshuar kartonin jeshil do të paguajë vlerën pa kufizime.

Të dhënat e marra nga BKS-ja tregojnë se qytetarët, kompanitë dhe institucionet vitin e kaluar kanë blerë gjithsej 958.528 polica sigurimi automjetesh brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2023, 5,33 miliardë denarë (86,75 milionë euro) janë investuar në sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë (për drejtimin e automjetit brenda dhe jashtë vendit).

Numri i policave të lëshuara për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve për në vend dhe jashtë vendit, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022 është rritur për 6 për qind, ndërsa vlera totale e tyre është më e lartë për 6.5 për qind, sipas të dhënave të BKS-së.

“BKS-ja ka kompetenca ligjore për të kryer detyrat e parashikuara nga marrëveshjet ndërkombëtare për sigurimin e pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve motorike nga përgjegjësia në trafik. BKS-ja përfaqëson të gjitha kompanitë maqedonase të sigurimeve jo-jetë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të sigurimeve”, citohet në kumtesën e AMS-së.

Në Maqedoni, sigurimi i detyrueshëm ligjor i auto-përgjegjësisë dhe kartoni jeshil kanë çmime me normë të cilat i përcakton dhe i kontrollon Qeveria përmes komisionit kompetent profesional.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit