Vrasja në Greqi/ Viktima kishte ngacmuar edhe vajza të tjera, 18-vjeçaren e priste jashtë shkollës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2024, 14:33

Detaje të reja kanë dalë në “dritë” për vrasjen e ndodhur të martën e kaluar në Volos, kur një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij pasi vajza i tha se vëllai njerkës e përdhunonte dhe e shantazhonte.

50-vjeçari shqiptar i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit 24 orët e fundit, i ka kërkuar kriminologut të njohur Alexis Kougia që të merret me mbrojtjen e tij – së bashku me avokatin aktual Michalis Vassilikos. Kriminologu ka pranuar kërkesën e të pandehurit dhe të familjarëve të tij.

Në një prononcim për televizionin grek ASTRA, Alexis Kougias tha se “ka një element tronditës” në rastin që pritet të zbardhet në ditët në vijim.

“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të padyshimtë, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, vajza ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e çështjes luan edhe pronarja shtëpisë ku jetonte 18-vjeçarja, e cila ka njoftuar të atin për faturat e papaguara dhe qiranë.

Njëkohësisht persona nga rrethi i afërt i 18-vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mik i vajzës së re raporton se 33-vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë.

“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ka ngacmuar vajza të tjera madje 18-vjeçarja kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bënte se ajo është shumë më e vogël se ai. Dhe në përgjithësi ka gjetur vajza nën 18 vjeç”.

Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës ka video dhe foto me skena dhunimi dhe për këtë celulari është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha detajet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit