“Lorela” tutorja shqiptare e prostitucionit ftonte vajzat të punonin në “klub”, e përfshirë edhe ‘Elena’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2024, 08:56

Hetimet e policisë greke vijojnë për rastin e ri të tutorëve të vajzave të mitura në Atikë. Për rastin tashmë janë arrestuar tre persona, ndërsa në dosjen e ngritur nga autoritetet policore janë përfshirë gjashtë persona të tjerë.

Me pseudonimin “Lorela”, 31-vjeçarja shqiptare e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të të miturve u afrohej vajzave dhe u premtonte tarifa të mëdha nëse kryenin marrëdhënie seksuale me burra të pasur, të cilët do të paguanin shtrenjtë për të përdhunuar të miturat.

Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave, duke i premtuar se do të gjente më të mirën.

Personi i dytë nga rrjeti i arrestuar është një 34-vjeçar, mik i “Lorelës”. 34-vjeçari nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që t'u lehtësojë kërkimin e klientëve të pasur "për takime seksuale me pagesë. Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe interneti, përmes së cilës u rezervuan dhe realizuan të paktën 10 takime romantike në hotele në qendër të Athinës.

Për këtë rast konkret është arrestuar edhe një tjetër burrë, i cili akuzohet se ishte ndër “klientët” që do të përdhunonin vajzat e mitura. 55-vjeçari akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të mitura në shtëpinë e tij në Korydallos në periudhën korrik-gusht 2023, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secilës vajzê.

Roli i 25-vjeçares “Elena”

Dy vajza janë njohur me “Lorelën” dy vite më parë. Ajo vetë kishte arritur të fitonte besimin e tyre dhe njêra prej tyre duke folur për mediat greke nuk ia vë fajin shqiptares por ‘Elenës’.

“Lorelen e takova kur isha 15 vjeç, u shoqëruam, u morëm vesh. Ajo ishte si motra ime. Unë e bëra këtë, por Lorela nuk është e përfshirë askund. Më tha “eja të punosh në klub me mua, mos e bëj këtë”. Fajin e ka një vajzë tjetër, kjo Elena që është 25 vjeçe dhe shfrytëzon shumë vajza. Më merrte gjithmonë kudo me vete në takime”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit