Rrahu 2-vjeçaren deri në vdekje, 30 ditë paraburgim për babain “monstër”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2024, 15:41

Tridhjetë vjeçari F.D, i cili ka rrahur vajzën dyvjeçare që më vonë si pasojë ndërroi jetë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njofton SPB Ohër.

Policia bën me dije se babai F.D. është dërguar në burgun e Manastirit.

Prokuroria e Kërçovës më 11 janar hapi hetimet për veprën “vrasje”.

“Më 18 dhjetor 2023, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. Ai e goditi disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë e thyer në kafkë, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera”, tha prokuroria.

Nga Ministria e Shëndetësisë dje njoftuan 2-vjeçarja në spital është pranuar në gjendje kome, ndërsa ka ndërruar jetë 20 ditë pas luftës për jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit