Nga viti në vit, cilësia e arsimit shqiptar është në rënie pasi vëmendja e nxënësve nuk është më te mësimi dhe dija, por te sherret dhe rrjetet sociale. E përveç këtyre, fokus për nxënësit tani është veçanërisht TikTok-u, shkolla e re e brezave të ardhshëm të shoqërisë shqiptare.
Pavarësisht faktit se janë në klasë, në orën e mësimit dhe me mësuesen duke shpjeguar, asgjë dhe askush s’i ndalon gjimnazistët të hyjnë LIVE në TikTok duke sharë e ofenduar.
Kështu kanë bërë sot edhe dy nxënës të gjimnazit profesional “Hermann Gmeiner” të profilizuar në TIK. Teksa mësuesja ishte duke shpjeguar, dy nxënësit rrinin LIVE në TikTok duke sharë, komentuar mësimin dhe bërë pyetje mësueses.
A kanë faj prindërit në këtë mes?!