Alarmon Rrahman Jasharaj: 300 mësimdhënës morën pushim pa pagesë, po rrezikohet sektori i arsimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2024, 18:14

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj paralajmëron rrezik për gjendjen në arsim, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e mësimdhënësve kanë kërkuar pushim pa pagesë për një vjet, numri i mësimdhësve që kanë kërkuar pushim pa pagesë është rreth 300.

‘’Duket se edhe sektorin tonë e ke prekur liberalizimi. Pasi që mediat vitin e kalur e kishin prekur si temë, ne i angazhuam kryetaret që kemi në nivele komunale, të shohin pak nga afër dhe të na mundësojnë që të kemi shifra qoftë dhe jo zyrtare, sepse shifrat zyrtare i kanë drejtoritë arsimore, ngase kolegët e m’i për pushimin 1 vjet pa pagesë i drejtohen drejtorive arsimore. Ata janë punëdhënësit e tyre dhe ne na doli një numër që nuk mundet të jetë krejt i saktë, sepse nuk është zyrtar”, tha ai.

Sipas tij, në Kosovë janë bërë rreth 300 kërkesa për pushim pa pagesë.

“Nuk e mohojë se një pjesë e tyre mund të kenë arsyje të tjera, por frika te ne në SBASHK ekziston se mund të këtë kërkesa për pushim një vit, në menyrë që ata, kolegët e m’i, ta provojnë fatin qoftë në vende të botës, qoftë dhe në sektorë të tjerë në Kosovë’’ tha Jasharaj.

Sipas tij, një nga arsyet pse mësimdhënësit po kërkojnë pushim pa pagesë është e paga e ulët.

“Ligji për Paga ka sjellë pakënaqësi të mëdha tek një pjesë e tyre, por dhe vendimi që koficenti të shtohet vetëm për 5 euro, nga 105 në 110 e shtoi këtë zhgënjim”, thotë kryesindikalisti i arsimit.

Ai tregoi se ngritja e pagave në janar do të jetë diku 28 euro. Por, shton ai, puntorët e arsimit kanë pritur shumë më tepër nga Ligji i Pagave, derisa sipas tij, nga ana tjetër ata po punojnë në kushte që nuk janë të shekullit 21, punojnë me shkumsa dhe shpuza.

Jashari thotë se mësimdhënësit janë të pambrojtur dhe të papërkrahur, prandaj, shton ai, ata tentojnë ta gjejnë veten diku tjetër jashtë Kosovës.

“Nga ana tjetër, një kohë të gjatë figura e mësuesit ka qenë e fyer. Disa analistë në thojza kanë dhënë vlerësime të pabazuara se këta nuk janë punëtorë, dhe po pëgatisin analfabetë, nga ana tjetër kishte dhe presione të tjera, të them të vërtetën se edhe disiplina në shkollë ka rënë”, tha ai.

”Shkolla ka mbetur e pambrojtur, mësuesi i papërkrahur dhe mbase këta njerëz do të provojnë fatin që të shkojnë diku tjetër, ta gjejnë vetveten, dhe ky numër 300 që kemi jo zyrtarisht, mund të jetëdhe me i madh, por që Drejtoritë Komunale të Arsimit i kanë shifrat zyrtare’,’ tha Jasharaj.

“Një kohë mund të vijë situata që të kemi mungesë të kuadrit arsimor. Nga ana tjetër, nga leximet nga mediat që kam parë dhe interesimi për Fakultetin e Edukimit ka rënë dukshëm, që nënkupton që në të ardhmën do të kemi kuadaro më pak të përgatitura. Po edhe në fakultetet tjera, bie fjala në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, lexova që atje kishte 5- 6 të interesuar që është një tmerr në vete. Nëse këto dy gjëra na lidhen: interesimi shumë i vogël tani për Fakultetin e Edukimit, që prodhon kuadro për arsim dhe fakultet tjera, që prodhojnë kuadro direkte për lëndë te caktuara, dhe një ikje nëse bëhet trend, atëherë ne do kemi mungesë në sektorin e arsimit’’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit