Po merrte pensionin, i moshuari ndihet keq dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2024, 11:43

Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në Pogradec, pasi u ndje kur po merrte pensionin.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën postare pranë stadiumit të Pogradecit. Ai ka qenë në radhë bashkë me pensionistët e tjerë, kur ka filluar të ndihet keq. Trupi i të moshuarit me iniciale I.F është transportuar në morgun e spitalit të Pogradecit.

Ka dyshime se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit