EKSKLUZIVE/ Hera e fundit kur Ervis Martinaj është parë i gjallë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.01.2024, 14:41

Pamje të regjistruara herën e fundit kur Ervis Martinaj është parë janë siguruar ekskluzivisht për JOQ.

Në skenën e siguruar për JOQ ai shihet në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh teksa pamjet tregojnë që ngjit ashensorin me një qese ushqimesh take-away në dorë. Më pas shihet të largohet me mjetin e tij të blinduar super luksoz tip Benz i cili u gjet i braktisur në rrugën e Kombit.

Asgjë nuk është konfirmuar në lidhje me fatin e biznesmenit të lojërave të fatit që nga periudha kur u zhduk pa lënë gjurmë. 36-vjeçari është emër i lakuar në kronikën e zezë në Shqipëri. Ai njihet për përfshirjen e disa prej ngjarjeve më të bujshme në botën e krimit në vend.

Teori të ndryshme kanë qarkulluar për Martinajn që nga koha kur është zhdukur por asgjë nuk është konfimuar ende me prova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit