Vdes reperi italian, në pranga 22-vjeçari shqiptar që i shiti drogë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2024, 13:32

Një 22-vjeçar shqiptar, i cili kishte mbërritur në Itali disa muaj më parë është arrestuar pas vdekjes së reperit 21-vjeçar Nicolò Cristian Trolese.

I riu shqiptar akuzohet se ka furnizuar me drogë reperin italian, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 5 janarit në shtëpinë ku jetonte në Camponogara. 22-vjeçari shqiptar është identifikuar falë numrit celular të përdorur nga viktima për të porositur drogën. Kur shqiptari u ndalua dhe u kontrollua të shtunën e kaluar, në makinën e tij, të parkuar përballë qendrës tregtare "Nave de Vero" në Marghera, hetuesit gjetën 305 doza kokainë, e paketuar dhe gati për t'u shitur me pakicë, me një peshë totale prej 135 gram.

Nicola Cristian Trolese u gjet i pajetë në shtëpi. Ai ishte i njohur në fshat për pasionin e tij për muzikën dhe prej vitesh i publikonte këngët e tij në platformat e internetit. Ai kishte marrë pjesë në evente të ndryshme lokale, duke sjellë muzikën e tij në rrugë. I riu kishte pasur vështirësi të ndryshme në jetë, të cilat i kapërceu vetëm me kalimin e kohës dhe ndihmën mjekësore. Por ai kishte filluar të kishte varësi edhe nga droga, prandaj një përzierje substancash narkotike dyshohet të jenë bërë shkak për vdekjen e tij.

Në platformat e internetit, i riu publikonte këngë me tekste të trishtuara të fokusuara në vështirësitë e jetesës. Ata që e njihnin e përshkruanin atë si një djalë të qetë, i cili, me gjithë problemet e tij të shumta, nuk kishte pasur kurrë ndonjë mosmarrëveshje me askënd në qytet. 21-vjeçari deri para pak kohësh jetonte me gjyshin e tij, por kur ai ndërroi jetë, i riu mbeti vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dom Gabriel Grabanica
    Dom Gabriel Grabanica është prifti nga Ulqini, i cili në 19 janar ndërmori një sfidë të rrezikshme vetëm për të mbajtur meshën e shenjtë të festës tradicionale të kësaj zone, Shën Sebastianit. Tetë orë rrugë në këmbë, mes dëborës, ngricave dhe shkëmbinjve, për të çuar fjalën e Zotit në Currajn e Epërm të Tropojës, fshatin më të izoluar të veriut, me vetëm dy banorë.
    Petrit Loku
    Petrit Loku, një personazh i njohur në Tik-Tok, iniciatori i nismës për mbledhjen 150 mije paund për operacionin e Andriela Gjokës. Bashkë me shumë shqiptarë të tjerë arritën të mblidhnin shumën për operacionin e Andrielës, e cila ka pësuar djegie në 70% të trupit.
    Klera Çaku
    Klera Çaku, 13-vjeçarja e cila është shpallur kampione Europe dhe Bote në shah. Ajo ka regjistruar një sukses të madh në sportin e shahut, duke lartësuar emrin e saj por edhe të Shqipërisë.
    Naim Shehaj
    Naim Shehaj, ish-efektiv policie, i cili gjeti në rrugë, portofolin dhe telefonin e një qytetari. Pasi kreu verifikimet, ai arriti të bjerë në kontakt me personin dhe ia dorëzoiji të dyja, si telefonin, ashtu edhe portofolin. Veprimi i tij është vlerësuar nga shumë qytetarë.
    Djemtë në Mat
    Djemtë në Mat që shpëtuan nga makina që po përmbytej shoferen. Një automjet u mor nga rrjedha e lumit dhe disa djem, u benë varg për të shpëtuar shoferen, që mezi po dilte nga automjeti. Ky veprim ëhstë duartrokitur nga shumë komentues.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Xhemal Loka
    Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedrie Lokës, i cili dhunoi dhe shtyu drejt vetëvrasjes këtë të fundit, nënë e katër fëmijëve. Xhemal Loka e dhunonte vazhdimisht Bedrien fizikisht dhe psikologjikisht. Pas gjithë kësaj torture, 41-vjeçarja i dha fund jetës.
    Armand Liloi
    Armand Lilo, oligarku i kullës “Corner Residence”, i cili nga neglizhenca në ndërtimin e kullës së tij, dy qytetare u plagosën. Ata po kalonin rrugën dhe një skelë u ra nga lart duke i lënë pa ndjenja në tokë. Armand Lilo kishte kursyer para për një tunel për kalimin e këmbësorëve.
    Klod Allajbeu
    Klod Allajbeu, pronari i spitalit Amerikan, në godinën e të cilit nuk kanë fund vdekjet e shqiptarëve. Allajbeu e ka kthyer këtë spital në një vend ku vetëm grumbullohen para nga shqiptarët dhe nuk shërohen njerëz, por vdesin. Rasti i fundit është vdekja e një 28-vjeçareje nga Lushnja, e cila humbi jetën pak orë pas operacionit për heqjen e dhjamit.
    Reanto Muhaj
    Reanto Muhaj, shqiptari në Florida, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe rrëmbeu vajzën e vogël. Renato vrau Suela Saliaj në sy të vajzës 8-vjeçare dhe u largua me këtë të fundit. Pak orë më vonë, ai u arrestua nga policia dhe sot rrezikon dënimin me vdekje.
    Lorela Kapaj
    Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion në Greqi. Lorela lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje. E reja shqiptare jetonte në lagjen Colonos të Athinës dhe është nënë e një djali.
    Dervish Hasi
    Dervish Hasi, kirurgu në QSUT, i cili u arrestua, pasi kishte abuzuar seksualisht me një 14-vjeçare, prej dy vitesh. Hasi e prezantonte të miturën e si gruan e tij të katër dhe ndër të tjera, marrëdhëniet seksuale që kryente me të, i filmonte dhe ua dërgonte tre grave në Whatsapp
    Dy të rinjtë nga Kosova
    Dy të rinjtë nga Kosova, që vranë pa mëshirë, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu. Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç e përplasën me makinë Fejzullahun dhe më pas e goditën me shkop për ta vrarë. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit