“Do ta zgjidh unë”, i tha shqiptari vajzës dhe vrau kunatin që e kishte përdhunuar prej 9 vitesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.01.2024, 12:24

Vrasja e 33-vjeçarit Erjon Pelivani nga bashkëshorti i motrës Fatmir Talellari ka tronditur opinionin publik në Volos, Greqi.

Kjo jo vetëm për rrethanat e vrasjes por edhe motivin dhe tmerrin që vajza 18-vjeçare e Talellarit kishte përjetuar prej 9 vitesh nga vëllai i njerkës. Vajza i ka rrëfyer babait të se saj se 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video dhe më pas ka shantazhuar vajzën e re.

Sipas mediave greke, më 28 dhjetor vajza ka bërë kallëzim për përdhunim dhe hetuesit kanë ndjekur penalisht 33-vjeçarin. Por kur vajza vendosi t'i tregonte edhe babait të saj, gjërat ndryshuan pasi ai i ka thënë: "Do ta zgjidh unë këtë".

Ai ka shkuar në shtëpinë e tij në Argallasti të Pelionit, ka marrë çiften që kishte në pronësi të ligjshme dhe i ka kërkuar bashkëshortes të telefononte vëllain e saj pasi kishte nevojë për ndihmë. Me të mbërritur në vendngjarje, pranë një fabrike në Volos, dy shqiptarët kanë debatuar dhe 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin. Por kur i riu ka tentuar t'i marrë armën, Talellari e ka qëlluar duke e plagosur për vdekje.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka denoncuar aktin e tij. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar trupin e burrit me plagë në fytyrë dhe plagë me armë zjarri në kraharor, ndërsa pranë tij kanë qenë copa të një pushke.

50-vjeçari është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e tij e parë humbi jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe motrën e viktimës kanë një fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit