Në korrik të vitit 2022, autoritetet shqiptare shpallën në kërkim ndërkombëtar shtetasin Luigj Marku pas videove që ai publikonte në rrjetet sociale dhe mesazheve radikale e ekstremiste.
Asokohe, Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kërkuan ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e Markut, i cili akuzohej për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.
Por pavarësisht këtij alarmi ndërkombëtar, arrestimi i ekstremistit Marku është pezulluar dhe ai ka hyrë lehtësisht në Shqipëri.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se më 30 dhjetor, Luigj Marku ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet Pikës Kufitare të Rinasit, në aeroportin "Nënë Tereza". Marku ka hyrë në Shqipëri pa asnjë lloj problemi pasi arrestimi dhe shpallja e tij në kërkim thuhet se janë pezulluar nga autoritetet shqiptare.
Ende nuk dihet motivi dhe rrethanat e pezullimit të një vendimi të tillë për një ekstremist si Luigj Marku.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ Nje informacion shume i sigurte qe me ka ardhur nga nje i aferm i imi i cili punon ne aeroportin Nene Tereza,nese ju kujtohet ai Luigj Marku qe shante gjithe dynjane ne rrjetet sociale,ka hyre ne Shqiperi per vit te ri me 30 dhjetor,por cuditerisht arrestimi i tij ishte pezulluar ne sistem edhe pse ka qene i shpallur ne kerkim Po ashtu me tha u habita edhe une tha kur e pash se e njoha menjehere,sapo hapa sistemin vura re se ishte pezulluar arrestimi edhe skisha se si ta ndaloja