Janë publikuar pamjet e fundit të gruas shqiptare, Xhorxhia Murati, e cila u vra nga partneri i saj grek. Para se ajo të vritej, ajo është kapur nga kamerat teksa ecte në rrugë dorë për dore me vrasësin e saj, duke mos e ditur aspak që ai i kishte ngritur kurth për ta vrarë.
41-vjeçarja u gjet e vrarë në një pyll, dhe trupi i saj ishte futur brenda një valixhe.
Bashkë me partnerin e saj është arrestuar edhe shoku i tij si bashkëpunëtor në krim.
Fillimisht, partneri i shqiptares tha se ajo ishte larguar me një shumë parash me vete, por e vërteta ishte ndryshe.
Gjithashtu ai tha se kur ka dalë nga shtëpia e tij, ajo ka lënë një mesazh për të dhe nënën e saj. 41-vjeçarja ishte tre muajshe shtatzënë dhe nënë e një vajze 13-vjeçare nga një martesë e mëparshme.