25-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali, komuniteti në zi: Lamtumirë engjëll!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2024, 14:31

Komuniteti i Naves, në Itali, mban zi për ndarjen nga jeta të shqiptarit Markeliano Aniajt, i cili vdiq në moshën 25-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ndërroi jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e tij, me të cilën po luftonte prej disa kohësh.

I gjithë komuniteti, i prekur thellë nga ngjarja e rëndë, u mblodhën rreth familjes së Markelianos, me origjinë shqiptare, por banuese në qytet prej mbi 20 vitesh. I riu shqiptar mbahet mend nga të gjithë si një person i lumtur dhe gjithmonë i sjellshëm me të gjithë.

Mesazhet ngushëlluese për të riun shqiptar janë të shumta:

"Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë", "Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe. Na mbro nga atje lart...”, “Një djalë shumë i ëmbël dhe fatkeq. Po më qan zemra”.

Ceremonia mortore e shqiptarit do të bëhet nesër, e mërkurë 10 janar, në kishën famullitare të Maria Immacolata në Nave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit