Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Greqi, dyshimet e para

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2024, 12:50

Banorët e një lagjeje në Patisia, Greqi kanë përjetuar momente tmerri kur persona të panjohur kanë hapur zjarr ndaj një lokali në pronësi të një shqiptari.

Sipas mediave greke, në orët e para të së martës, pak minuta pas orës 3 të mëngjesit, persona të panjohur kanë qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të godinës ku ndodhet lokali i shqiptarit Pëllumb Hasani.

Plumbat kanë thyer xhamat e lokalit të cilat janë shpërndarë edhe në parkingun ngjitur. Për shkak të orës së vonë, lokali ishte mbyllur dhe askush nuk u dëmtua. Banorët e zonës që janë zgjuar nga të shtënat e pandërprera kanë njoftuar menjëherë policinë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën shtatë gëzhoja dhe një predhë.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë ndërmarrë nga efektivë të policisë së sigurisë së Drejtorisë vendore. Ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh ose shantazh.

Shqiptari ka patur probleme me pronarët e një biznesi pranë tij, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit