18-vjeçarja plagosi me thikë ish-të dashurin: Më tradhtonte

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2024, 12:05

Isela Duda, 18 vjeç është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ka plagosur ish-të dashurin.

E reja ka marrë thikën dhe ka qëlluar këtë të fundit. Sipas informacioneve shkak për përshkallëzimin e situatës ka qenë një tradhti e supozuar. Vajza dyshonte se ish-i dashuri e kishte tradhtuar gjatë kohës që ata kishin qenë të lidhur.

I riu ka marrë lëndime por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit