Djalin ia vranë me snajper, “buzëderri” del nga burgu për ta varrosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2024, 12:04

Sokol Sinomataj, babai i të riut që u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë, ka dalë nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të tij.

Sinomataj i njohur me nofkën "buzëderri" është shoqëruar nga forca të shumta policie në varrimin e djalit 22-vjeçar, Gëzimit i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë.

Sokol Sinomataj ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait dhe ka dyshime se aktiviteti i tij kriminal është bërë shkak për ekzekutimin e djalit të tij. 22-vjeçari po pinte cigare në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në “Hajro Çakërri” kur u qëllua me një plumb në kokë.

Deri më tani, hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të autorit, i cili dyshohet të jetë vrasës profesionist me pagesë.

Gëzim Sinomataj jetonte në Belgjikë, por ishte kthyer në Vlorë për të kaluar festat e fundvitit me nënën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit