Istref Tirollari, babai i 29-vjeçarit që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare, ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Mes lotëve ai tha se bashkëjetuesja e tij ka akuzuar djalin 29-vjeçar pas një debati që ato kanë patur bashkë. Ai thotë se djali i tij Kledi e donte si motër vajzën 12-vjeçare të partneres së tij.
Babai i të riut thotë se mamaja e vajzës i ka kërcënuar duke u thënë se do t'i fusë të gjithë në burg.
‘Kisha një fëmijë të vogël 8 vjeçe dhe ajo kishte një fëmijë çupë. Në poqëm muhabetin të bashkëjetonim. Tani u zum me llafe ne më bashkëshorten. Ne kishim dhomë të veçantë. Kur e kam marrë bashkëjetuesen çunat i kam pasur në Greqi. Kur erdhi tha e kam si motrën time. Ajo e akuzoi për arsye se u zu me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte dhomën e vet. Djali kishte shtëpinë e vet, ne kishim një dhomë të veçantë. Vetëm gjumin bënim në dhoma të veçanta. Ajo u zu me mua dhe tha do t’ju fus të gjithëve në burg.(qan)’