I moshuari qëllon me çifte të rinjtë që po bënin zhurmë poshtë pallatit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2024, 08:37

Një grup të rinjsh në lagjen “Rus” të Shkodrës mbrëmjen e djeshme janë qëlluar me armë zjarri. Një i moshuar i identifikuar si Fasli Hyka, i qëlloi me çifte nga banesa e tij në kat të pestë rreth orës 00:30.

Të rinjtë ishin në rrugë duke biseduar me zë të lartë duke shqetësuar të moshuarit. Pak minuta më pas panë Hykën me armë në dorë nga ballkoni i tij. Mendohet se kjo ka ardhur pas një sharjeje nga të rinjtë kundrejt të moshuarit.

Për fat të mirë, plumbat që u shpërndanë drejt të rinjve nuk prekën askënd, megjithatë një mjet i parkuar në zonë pësoi dëme.

Forcat e policisë mbërritën shpejt në vendngjarje teksa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën nga ballkoni i banesës së 83-vjeçarit Fasli Hyka duke e neutralizuar e më pas arrestuar atë pas një operacioni që zgjati 3 orë e gjysmë. Gruaja e tij Hyrije Hyka tha se burri i saj deshi të dorëzohej në polici në orët e mëngjesit ndaj edhe nuk pranoi më përpara derisa u arrestua pas ndërhyrjes nga efektivët.

Ndërkohë, i moshuari kishte telefonuar policinë para se të qëllonte me çifte drejt të rinjve. Hyka ka punuar në sigurimin e shtetit si agjent vullnetar përpos punëve të tjera gjatë regjimit komunist.

Gruas së tij i duhet të jetojë e vetme tashmë pas arrestimit të të shoqit. 83-vjeçarja vuan nga disa sëmundje dhe lëviz me vështirësi. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm në shtëpi, ndërsa i moshuari është baba i një djali nga martesa e tij e parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit