Gjendja në pikat kufitare, në Merdar 20 minuta pritje në dalje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.01.2024, 09:59

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar bën të ditur se sot në orët e mëngjesit (07:39) nuk ka pritje të gjatë në pikat kufitare në dalje të Kosovës, me përjashtim në Merdar ku pritjet janë deri në 20 minuta.

Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3-5 minuta.

Ditëve të fundit ka pasur kolona e pritje të gjata në pikat kufitare, ku pritjet në Merdar ka pasur raste që kanë shkuar deri në 8 orë.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare e të mos përqendrohen vetëm në Merdar pasi po krijohet kolona e pritje të gjata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit