22-vjeçari në Vlorë u ekzekutua nga vrasës profesionist me pagesë?! Një bllok betoni mbajti snajperin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2024, 08:50

Gëzim Sinomataj, 22-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Vlorë, do përcillet sot për në banesën e fundit.

I riu që ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me mamanë, dyshohet se është vrarë për motive hasmërie dhe mbiemrit që mbante. Ai kishte dalë për të pirë cigare në ballkon, kur u ekzekutua me snajper me një plumb në kokë.

Ka dyshime se autori ka qenë vrasës profesionist me pagesë pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë, as arma e as gëzhojat. 22-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës "BMW X3" në një distancë prej 35-40 m.

Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe u dogj menjëherë, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi. Ky beton ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe autori të mos gabojë me shënjestrën.

Deri më tani janë mbledhur rreth 50 kamera sigurie nga bizneset dhe rrugët kryesore, por identifikimi i autorëve është i vështirë pasi në momentin e atentatit nuk ka patur drita.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit