Djali i partnerit abuzoi me vajzën e saj, nëna nga Pogradeci: Flinin në një dhomë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.01.2024, 23:26

Një 12-vjeçare nga Pogradeci dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 29-vjeçar. Mamaja e vajzës ka denoncuar rastin në polici duke treguar se djali i ish-partnerit të saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Ndërkohë që Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi pak ditë më parë djalin e bashkëjetuesit të saj 29-vjeçar, për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh ka treguar më shumë rreth ngjarjes me anë të një deklarate.

“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rrinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni, i thoshte ‘o zemër’. Nuk e di se çfarë do të bëj. Ai e pranoi, ndërsa psikologja më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë ‘e kam si vëlla’, por mendoj se janë lojëra këto që bëjnë. Ne hanim pinim aty me atë, nuk dinim gjë. Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë, me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël, se ka një gocë 1 vjeçe, sesa me mua. Nja dy tre herë jam matur të iki. ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij”, u shpreh Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares.

“Në telefon pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Ajo është e vogël, 12 vjeç. Vajza nuk iu është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Kam kërkuar që të vizitohet. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës, por nuk doja që të hapeshin llafe, thash do i vijë koha. Dëgjova zhurmën që bënin. Më mirë të rritej çupa dhe ta merrte, po jo kështu. Psikologja më tha që ata të dy janë marrë vesh me njëri-tjetrin. Kaq më tha. Nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, tregon nëna e 12-vjeçares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit