Gjimnazistja në Elbasan hidhet nga kati i dytë i shkollës, dhunohej nga prindërit me probleme mendore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.01.2024, 21:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan. Bëhet e ditur një një adoleshente është hedhur nga kati i dytë i gjimnazit, “Vasil Kamami” Elbasan.

Mësohet se e mitura është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor që ushtronin dhunë ndaj saj. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.

Pasi policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës, u mësua se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve. Gjendja shëndetësore e nxënëses së klasës së 10-të është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit