Një ngjarje tepër e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në Shkozë. Një automjet ka aksidentuar për vdekje një grua rreth të 60-tave gjatë kohës kur ajo po përpiqej të kalonte rrugën.
Sipas mesazhdërguesit që preferon të mbetët anonim, ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:00. Pamjet janë të rënda, por video është publikuar vetëm për qëllimin e ndërgjegjësimit të rrezikut të madh që i vjen të gjithëve në Shqipëri nga mos rspektimi i rregullave të qakullimit si nga automjetet ashtu edhe nga këmbësorët.
Më poshtë do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e Joq:
“Pershendetje Joq, ky aksident ka ndodhur dje te Uzina e Autotraktoreve ne Shkoze dhe kjo gruaja ka nderru jete. Ka ndodhur rreth 50 metra larg nje televizioni qe ndodhet aty. Ishte nga Puka dhe moshe 60 vjec. Anonim te lutem”.