Arrestohet një person nga Shtipi i dënuar me 15 vite burg

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.01.2024, 14:46

Sot (01.08.2024) nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti për Hetime, në bashkëpunim me policët nga SPB Shtip, kanë arrestuar personin Ç.R.(25) nga Shtipi.

“Ai është dënuar me burgim prej 15 vjet e 4 muaj, për krime të kryera nga neni 383 dhe 144 të Kodit Penal, ndërsa është kërkuar me urdhër të Burgut Idrizovë, ku i ka mbetur edhe 5 vjet e 8 muaj për vuajtje të dënimit”.

“Personi do të dërgohet në institucionin penal për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit