Shkaku i procedurave, familjarët nuk po mund t’i marrin trupat e dy të rinjve kosovarë që vdiqën në Hungari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.01.2024, 13:54

Mbrëmjen e së enjtes dy të rinj nga Kosova, kanë vdekur në një aksident në Hungari.

Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, ishin rrugës duke ardhur për në vendlindje.

Por, duket se tani ka një telash rreth sjelljes së trupave të tyre në Kosovë.

Kjo për shkak të procedurave që i ka shteti hungarez.

Kështu deklaruan familjarët.

“Ky njoftim është për arsye që kemi shumë shkrime për kohën dhe vendin e varrimit. Faleminderit që po e ndani dhimbjen me ne. Do jemi në kontakt dhe do ju informojmë me kohë”, shkroi Kastriot Hoxha, djali i axhës së Kushtrim Hoxhës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit